Masakrat në SHBA me armë europiane

18:21 / 30.01.2013
Pas çdo masakre që ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa thotë se fajin e ka kultura e armëve dhe dhunës.

Por nga ana tjetër kompanitë europiane u shesin armë amerikanëve. Një fakt i tille nuk është përmendur shpesh, por prodhuesit europiane të armëve kanë luajtur prej kohësh një rol negativ në masakrat e ndodhura në SHBA e janë ndër mbështetëset më të mëdha të Shoqatës Kombëtare të Armëve në Amerikë, transmeton “Deutsche Welle”.

Në masakrën e shkollës fillore 'Sandy Hook' në Konektikat, ku humbën jetën 20 fëmijë dhe tetë të rritur, u përdorën armë austriake nga kompania 'Glock' dhe armë gjermane të kompanisë 'SigSauer'. Një armë e markës 'Glock' u përdor gjithashtu edhe në kinemanë e Auroras në Kolorado në Korrik 2012, ku u vranë 11 vete.

Një armë gjysmë-automatike e prodhuesve austriakë u përdor edhe në masakrën e janarit 2011 në Tukson, Arizona, ku humben jetën gjashtë persona dhe u plagos rëndë kongresistja Gabrielle Giffords. Dy armë të prodhuesit Italian Beretta u përdorën për të vrarë 14 persona në Binghamton, New York në prill të vitit 2009.

Dhe masakra më e rëndë e kryer nga një person i vetëm në historinë e SHBA-së është kryer gjithashtu me armë europiane. Ai që vrau 33 persona në Virginia Tech në vitin 2007 ishte i armatosur me një armë gjermane, Walther dhe një austriake, 'Glock'.

Të gjitha armët ishin blerë në mënyrë të ligjshme. Kjo listë është vetëm maja e ajsbergut. Armët europiane nuk kanë luajtur vetëm një rol negativ në këto masakra, vazhdon artikulli, por mbeten gjithmonë mjaft të shitura në tregun amerikan. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.