MASHT ndau 100 licencat e para për mësimdhënës

14:06 / 28.06.2012
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka ndarë sot në Prishtinë 100 licencat e para për mësimdhënës në Republikën e Kosovës. Me këtë aktivitet, në një ceremoni solemne, u shënua edhe 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Ramë Buja përmendi faktin se iniciativat e këtij procesi kanë filluar që nga viti 2004, por në vitin 2008 me mbështetje të Bankës Botërore (BB), filloi diferencimi në nivelin e pagesave në bazë të kualifikimit, përvojës dhe nivelit arsimor.

Pasi që e vlerësoi këtë ditë si një ngjarje të veçantë për arsimin në Kosovë e sidomos për mësimdhënësit, ministri Buja premtoi se gjatë këtij viti të gjithë mësimdhënësit do të pajisen me licenca të rregullta.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), Nehat Mustafa tha se procesi i licencimit bartë katër komponentë kyçe: zhvillimin profesional, vlerësimin e performancës, avancimin e kualifikimit të mësimdhënësve dhe vet procesin e licencimit.

Mustafa falënderoi, me këtë rast, partnerët zhvillimor, të cilët e mbështesin procesin e licencimit dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve, me theks të veçantë Banka Botërore, Komisioni Evropian, USAID-i, GIZ-i etj.

Ndërsa, Flora Kelmendi nga BB theksoi se arsimi cilësor është një prej mjeteve më të fuqishme për të kaluar nga një proces në tjetrin dhe tha se këto nuk janë edhe pa vështirësi. Ajo potencoi mbështetjen që ka ofruar gjatë këtyre viteve dhe që do të ofrojë edhe në të ardhmen Banka Botërore në kuadër të procesit të licencimit.

Në fund, ministri Buja dhe kryetari i KShLM-së Mustafa ndanë edhe 100 licencat dhe vendimet për 100 mësimdhënësit e 7 rajoneve të Kosovës, duke përfshirë të gjitha komunat dhe në mesin e tyre edhe mësimdhënës nga minoritetet. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:22 / 21.05.2013
Johnny  Depp dhe Amber Heard

Depp nuk është më joshës për femrat

Të qenit seks simbol dhe joshës për femrat duket se nuk është më realitet për Johnny Depp, edhe atë për faj të së da...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:47 / 21.05.2013

S’kthen kush kusur 1, 2 dhe 5 centë

Që nga qarkullimi i monedhës euro, në Kosovë bizneset nuk i aplikojnë monedhat e kuqe si kusur ndaj konsumatorëve, ato 1 ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.