Maskat grabisin një familje në Gostivar
Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një familje në fshatin Gradec të Gostivarit. Grabitja ka ndodhur kur në shtëpi kanë qenë të vetme nëna dhe vajza e saj, me ç`rast grabitësit kanë shfrytëzuar momentin kur pronari i shtëpisë dhe djali i tij janë nisur për në punë në orët e mëngjesit. Maskat kanë hyrë në shtëpi dhe nën kërcënimin e armëve kanë kërkuar paratë dhe gjësendet e tjera me vlerë në shtëpi, transmeton INA.
Policia theksoi se gjatë kësaj grabitje janë grabitur gjësende me vlerë prej 6.500 euro, duke përfshirë 600 euro para, stoli ari dhe gjësende tjera. /Telegrafi/