Mbetet në fuqi dënimi për vrasjen e nënkryetarit të Shtimes

13:53 / 26.09.2012
Gjykata Supreme, përmes një paneli të përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe tre gjyqtarëve vendas të udhëhequr nga një gjyqtar i EULEX-it, e ka hedhur poshtë ankesën e Feriz Gashit si të pabazuar.

Kohë më parë, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e shpalli Feriz Gashin fajtor për veprat penale të vrasjes së rëndë dhe të mbajtjes, kontrollit, posedimit apo përdorimit të paautorizuar të armëve.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e Vezir Bajramit, zëvendëskryetar i komunës së Shtimes, dhe të Aziz Xhelilit si dhe për plagosjen e disa të tjerëve për një kontest pronësor në Shtime, në prill të vitit 2006.

Atij i ishte shqiptuar një dëmin i përgjithshëm prej 25 vjetësh dhe gjashtë muaj burgim

Në njoftimin për media të EULEX-it, thuhet se “sipas detyrës zyrtare paneli i Gjykatës Supreme e ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe i ka shqiptuar Feriz Gashit dënimin me burgim afatgjatë prej 29 vjetësh për të dyja veprat penale”.

Personi i akuzuar dhe palët e dëmtuara thuhet se kanë parashtruar ankesë kundër aktgjykimit. Ankesa e të akuzuarit është hedhur poshtë nga Gjykata Supreme, ndërsa ajo e palëve të dëmtuara është pranuar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:55 / 23.05.2013
Paris Hilton

Paris Hilton ta riprovojë veten në muzikë

Paris Hilton pritet të ketë një shans të dytë për të shijuar sukses në top lista, pasi ka nënshkruar marrëveshje muzi...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.