Mbetet pezull emërimi i drejtorit të CIA-së

20:53 / 5.03.2013
Kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Senatit, ka thënë se Shtëpia e Bardhë është duke e pajisur panelin me të gjitha memorandumet top-sekrete të Departamentit të Drejtësisë që arsyetojnë përdorimin e sulmeve vdekjeprurëse me avionë kundër terroristëve të dyshuar, duke përfshirë këtu edhe qytetarët amerikanë.

Sipas deklaratës së Senatores Demokratike Dianne Feinstein, marrëveshja me Shtëpinë e Bardhë për sigurimin e informacionit duhet të hapë rrugën për konfirmimin e John Brennan si drejtor i CIA-s, transmeton Rel.

Komiteti do të takohet në orët e vona të së martës për të votuar në lidhje me emërimin e Brennan.

Çështja e Brennan është mbajtur pezull, përderisa demokratët dhe republikanët në panelin e inteligjencës kanë bërë presion në administratën e Obamas për t'i pajisur ata me opinione ligjore.

Senatorët kanë argumentuar se ata nuk mund të kryejnë një analizë adekuate pa shqyrtuar se pari përmbajtjen e dokumenteve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:49 / 20.06.2013

Katie Holmes po dështon me karrierën

Katie Holmes dëshiron të fokusohet në rindërtimin e karrierës së saj në vend të dashurisë, por raportohet se po dësht...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
11:34 / 20.06.2013

Fillon punën Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë

Në prani të shumë biznesmenëve dhe bashkëatdhetarëve, në Bern të Zvicrës, u inaugurua Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë. Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.