Mbi 47 mijë qytetarë pretendojnë se kanë qenë pjesë e UÇK-së

12:55 / 27.02.2013

Më shumë se 47 mijë kosovarë pretendojnë se kanë qenë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ose kanë ndihmuar këtë strukturë në forma të ndryshme. Kështu është konstatuar nga Komisioni Qeveritar për Vlerësimin e statusit të veteranit të UÇK-së. Ndërkaq, të enjten përfundon afati i aplikimit.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, tha për Radio Kosovën se çdokush që ka kontribuar në çlirimin e vendit ka të drejtë të aplikojë për statusin e ish ushtarit të UÇK-së.

Ai tha se vetëm një ditë para përfundimit të afatit të aplikimit për njohjen e statusit të veteranit, dëshmorit, invalidit, pjesëtarit të UÇK-së dhe të internuarit të UÇK së gjithsej janë marrë 50 mijë aplikacione, ndërkaq nëpër organizatat në gjithë vendin janë dorëzuar rreth 47 mijë aplikacione të cilat do të verifikohen nga Komisioni qeveritarë për këtë çështje.

Sipas Xhemajlit kërkesa më e madhe ka qenë për njohjen e statusit të veteranit.

Xhemajli bëri të ditur se tani Komisioni Qeveritar për Vlerësimin e statusit të veteranit të UÇK-së do të punojë dy muaj rresht për të bërë verifikimin e këtyre aplikacioneve.

Ndërkaq, sipas tij, të gjithë ata që do ta kenë të njohur statusin e veteranit, invalidit apo dëshmorit, listat do të jenë publike, me ç’rast edhe qytetarët mund ta marrin listën për të dhënë vërejtjet e tyre nëse vërtet dyshojnë në ndonjë rast. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.