Mbolli pyllin e fshatit me drogë
Janë asgjësuar 350 bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Mneri i Sipërm në Zallbastar të Tiranës, i mbjellë nga një i ri i këtij fshati.Operacioni i policisë i koduar “Mneri i Siperm 2” bëri të mundur zbulimin e dy parcelave të mbjella me bimë narkotike si dhe të autorit të mbjelljes së tyre.
Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al se gjatë kontrollit dhe verifikimeve në vendin e ngjarjes u bë asgjësimi i 350 bimëve narkotike, me djegie me zjarr në të dy parcelat si dhe u morën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për ekspertim të mëtejshëm laboratorik bimët.
Nga verifikimet përkatëse rezultoi se autori që ka kultivuar këto bimë u identifikua si 26 vjeçari Sajmir Alixhepi, lindur e banues në fshatin Mner i Sipërm, transmeton noa.al.
Mësohet se Alixhepi është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen dhe prangosjen e tij./Telegrafi/