Mbyllen hetimet ndaj Spahiut

20:43 / 22.02.2012
Janë mbyllur të mërkurën zyrtarisht hetimet për ish-nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Pavarësisht dorëheqjes, mazhoranca duket se do ta çojë deri në fund çështjen, pasi do t’i kërkojë Parlamentit të marrë një vendim për shkarkimin e tij.

Start njofton se komisioni parlamentar i përbërë vetëm nga deputetët demokratë do të dalë një raport të vetin, i cili do të miratohet në Parlament gjatë së enjtes. "Jemi përfundimisht në përmbushje dhe të planit të hetimit ku jemi në kushtet për të deklaruar përfundimin e hetimeve", tha kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj.

Ai sqaroi se në raport janë përfshirë edhe dokumentet e ardhura nga KLD-ja për veprimtarinë e kryer nga Spahiu që nga viti 2009, kryesisht për udhëtimet e tij jashtë shtetit dhe përdorimin e automjeteve për qëllime që nuk kishin të bënin me punën e institucionit.

Kreshnik Spahiu dha dorëheqje nga posti në fillim të këtij muaji, duke pretenduar se komisioni është jashtë Kushtetutës së vendit dhe paralajmëroi një ankimim në Gjykatën Kushtetuese. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.