Mbyllen pikat kufitare me Greqinë
Drejtoria doganore greke nesër në orën 6 të mëngjesit do të hyjë në grevë që do të zgjasë deri të shtunën në të njëjtën kohë.Nga MPB-ja informojnë se në të gjitha tre vendkalimet (Bogorodicë, Dojrani i Vjetër dhe Mexhitlia) do të lëshohen vetëm raste urgjente.
Doganierët grekë ua kanë shprehur me gojë policëve të Maqedonisë informacionin për grevën, transmeton INA.
MPB-ja pret edhe konfirmim me shkrim të paralajmërimit për grevën dhe bllokadë të vendkalimeve kufitare ndaj Greqisë fqinje. /Telegrafi/