Më 15 nëntor, vendimi për armët kimike

Publikuar: 21:16 / 10.11.2013
Më 15 nëntor, vendimi për armët kimike
0shares
komente

Sausan Ghosheh, e dërguara në Siri e misionit të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Kundër Përdorimit të Armëve Kimike, në një intervistë telefonike për “Top Channel”, nga Damasku, ka pohuar se procesi i mbledhjes së armëve kimike është duke shkuar sipas planit të hartuar.

Ghosheh shtoi se më datë 15 nëntor pritet të mblidhet Këshilli Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, për të vendosur lidhur me procedurat e shkatërrimit dhe vendin.

“Procesi është duke shkuar sipas planit dhe ne, aktualisht, jemi në pritje të mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, që do të mbahet më datë 15 nëntor, ku do të diskutohet dhe miratohet dhe plani i shkatërrimit të këtyre armëve kimike. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke kryer dhe verifikimet tona lidhur me gjendjen e armëve kimike”, tha Sausan Ghosheh, përfaqësuese e misionit të UN-OPCË në Siri.

E pyetur lidhur me zërat se Shqipëria do të jetë një nga vendet ku do të kryhet ky proces, Sausan Ghosheh ka deklaruar: “Unë nuk di të them asgjë, pasi nuk mund të ketë asnjë plan përfundimtar pa vendimin e Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, që do të mbahet më datë 15 nëntor, kështu që është ende herët të themi diçka për Shqipërinë, apo edhe për çdo shtet tjetër. Është Organizata, që është përgjegjëse për këtë proces, dhe asnjë vendim nuk mund të merret pa miratimin e saj, pasi është kjo organizatë, ajo e cila përcakton gjithçka lidhur me sigurinë e armëve kimime dhe harton planin përfundimtar”, tha Sausan Ghosheh. /Top Channel/ 


Fotografia: Arkiv

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.