Me nderime të larta u varros Arbën Xhaferri

15:27 / 16.08.2012
Mijëra qytetarë, personalitete publike si dhe diplomatë të huaj kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Arbën Xhaferrit në varrezat e Tetovës.

Vdekja e ish liderit të PDSH-së, Arbën Xhaferi ka shkaktuar heshtje të plotë në Tetovë.

Para selisë së PDSH-së, ku ishte vendosur arkivoli me trupin e pajetë të Arbën Xhaferit, ku janë bërë edhe homazhe, ishin tubuar mijëra e mijëra qytetarë që kishin ardhur nga të gjitha qytetet dhe viset tjera shqiptare, njofton Ina.

Në ora 13.30, në heshtje të plotë, shoqëruar me kurora lulesh duke filluar nga ajo e familjes së ngushtë, institucioneve, partive dhe degëve të PDSH-se si dhe të pranishmëve të tjerë u nxor në duart e krerëve të PDSH-se arkivoli i Arben Xhaferit, që u vendos në veturën funerale dhe u nisën drejt banesës së tij të fundit në varrezat e qytetit të Tetovës.

Mijëra e mijëra qytetarë formuan kortezhin të cilit i printe vetë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:09 / 25.05.2013
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Brad Pitt lëvdon babain e Gwyneth Paltrow

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka lëvduar babain e ish-te dashures Gwyneth Paltrow, Bruce, pasi ky i fundit e ka ndihmuar që...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.