Me orgji kundër Putinit dhe Medvedevit (Foto/Video +18)
19:22 / 6.10.2012
Kur anëtaret e punk-bendit “Pussy Riot” kanë kënduar në kishën Krisht Shpëtimtari të Moskës këngën “Nëna e Zotit, Largoje Putinin nga këtu”, pushteti i arrestoi dhe i dënoi ato me disa vite burg. Pos kësaj, pushtetarët dhe kishtarët e irrituar kanë deklaruar se një nga anëtaret e grupit ka marrë pjesë në një orgji në prag të lindjes së fëmijës së saj. Nëse në publik nuk do të dilnin fotografitë dhe xhirimet e një proteste të pazakontë, ky rrëfim mbase do të harrohej, meqë do të cilësohej si akuzë apo etiketim i opozitares të cilën po e mbështetë tërë bota demokratike. Në fakt, kundër Medvedevit dhe Putinit ato kanë luftuar me seks dhe këtë e kanë dokumentuar si duhet. Fotografitë dhe videot e postuara më poshtë, nuk preferohen për të mitur - persona nën moshën 18 vjeçe.
"Vojna" (Lufta - v.j.) - një grup i kundërshtarëve të partisë në pushtet të Vladimir Putinit, të cilën momentalisht e udhëheq Dmitry Medvedev - ka përgatitur në prag të zgjedhjeve presidenciale një performancë të paharruar në Moskë.
Titulli ishte: “Q... për trashëgimtarin e medvezhonkit (ariut të vogël - v.j.)”. Koha e protestës: dy ditë para zgjedhjeve!
Aksioni (në kuptimin e plotë të fjalës), u mbajt në Muzeun e Biologjisë në Moskë, nën transparentin e njëjtë. Në mesin e pjesëmarrësve në protestë ishte edhe një anëtare e grupit “Pussy Riot”, e cila tash vuan dënimin për “përdhosjen e kishës ortodokse në Moskë".
"Vojna" kundërshton regjimin e Putinit dhe angazhohet për liri të mediave dhe respektim të të drejtave të njeriut në Rusi, kështu që me këtë performancë kanë dashur të mbështesin “ariun” gjatë kampanjës parazgjedhore.
Pos që me “dashuri” bëjnë “luftë” kundër pushtetit rus, ky grup ia përqeshi regjimin e Putinit me shndërrimin e “urës lëvizëse në penis gjigant”, e që drejtohet kah Kremlini.
Autoritetet ruse nuk e pëlqyen këtë pamje, prandaj për këtë akt një prej anëtarëve të “Vojnas” është “lutur” që ta lëshojë vendin. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.