Me Serbinë nuk duhet të bisedohet pa kushte!

22:16 / 18.09.2012
Nënkryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se është fatkeqësi e madhe që populli shqiptar në Serbi, ballafaqohet çdo ditë me regjimin shtypës të Beogradit, pa u përkrahur nga Tirana zyrtare e as nga Prishtina zyrtare. Ai ka thënë se Shqiptarët e Luginës janë të harruar nga politika aktuale e Shqipërisë dhe Kosovës.

 Deputeti i Vetëvendosjes, Konjufca, i ka bërë këto komente gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatës “Vatra” nga Gjilani, shoqatë kjo e shqiptarëve të shpërngulur nga Lugina e Preshevës, ku u bisedua për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe për negociatat politike që pritet të fillojnë mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e veriut të Kosovës.

“Të drejtat e pakicave në Kosovë duhet të jenë të barazvlefshme me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Shqiptarëve të Luginës edhe më herët i është premtuar se do të flitet për ta nëpër negociata me Serbinë, por gjithmonë është manipuluar me këtë çështje, e kurrë nuk është folur për ta. Duhet angazhim serioz institucional i Tiranës dhe i Prishtinës, në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa kryetari i shoqatës “Vatra”, Sejdullah Kadriu, u shpreh se me Serbinë nuk duhet të bisedohet pa kushte, e njëra nga kushtet kryesore duhet të jetë çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Kosova Lindore ka mbetur pasdore edhe nga Tirana edhe nga Prishtina. Askush nga dy kryeqytetet shqiptare nuk interesohet për ne. Ne kërkojmë që Tirana dhe Prishtina të investojnë më shumë në atë pjesë, në mënyrë, që të mos lëshohen trevat për shkak të hegjemonisë së Beogradit, pasi që siç e dini edhe ju Medvegja tani ka mbetur me vetëm 600 shqiptarë, e gjashtë fshatra të Malësisë së Bujanocit janë boshatisur komplet”, tha ndër të tjera Kadriu. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Glauk Konjufca dhe Sejdullah Kadriu
Glauk Konjufca dhe Sejdullah Kadriu
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.