Meksika me presidentin e ri

9:50 / 2.07.2012
Enrike Nieto Pena ka fituar presidencën e Meksikës me 38 për qind të votave bazuar në rezultatet zyrtare paraprake.

Mediat raportojnë se fitorja i hap rrugën PRI-së së Meksikës, e cila gëzonte qëndrimin në pushtet për shtatë dekada në sistemin njëpartiak, që të kthehet përsëri në pushtet pas 12 vjetësh në opozitë.

Ish-prefekti i Meksiko City, majtisti Andres Manuel Lopez Obrador ka fituar 31 për qind të votave, ndërsa Jozefina Vaskez Mota, e partisë qeverisëse aktuale Partisë Kombëtare për Veprim (PAN) ka marrë 25 për qind.

Fushata ishte e dominuar nga shqetësimet rreth varfërisë dhe luftës së përgjakshme ndaj drogës.

Presidenti në largim, Felipe Kalderon ka humbur mbështetjen e popullit më së shumti për shkak të dhunës në luftën ndaj drogës, që la të vrarë mbi 50 mijë njerëz që nga viti 2006.

Rreth 47 për qind nga 112 milionë banorët e Meksikës janë të varfër. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.