Meksikë, arrestohen mbi 150 policë

16:32 / 19.01.2013
Mbi 150 oficerë policie janë arrestuar në veri të Meksikës nën dyshimin për lidhje me krimin e organizuar.

Drejtori i sigurisë publike në lokalitetin Gomez Palasio dhe homologu i tij në qytetin e Lerdos kanë përfunduar gjithashtu në pranga.

Ushtarët rrethuan stacionet e policisë në të dy qytetet në dy operacione të kryera në të njëjtën kohë dhe më pas hynë në ambientet e brendshme duke prangosur forcat e rendit.

Policët e arrestuar u transportuan me autobusë. Prokurorja e shtetit të Durangos, Sonia Yadira de la Garza tha se operacionet erdhën pas një hetimi të gjatë, transmeton TCH.

Ajo tha se oficerëve të arrestuar iu morën armët, në mënyrë që të dërgoheshin për analiza, për të kontrolluar nëse ishin përdorur për krime.

Kontrollin e rendit dhe sigurisë në Gomez Palasio dhe Lerdo e ka marrë ushtria. Presidenti Meksikan Enrique Pena Nieto e ka kthyer luftën kundër korrupsionit një nga prioritetet e qeverisë së tij.

Korrupsioni në radhët e policisë meksikane, sidomos në atë bashkiake, është i pranishëm në masë të gjerë, me oficerët të cilëve u ofrohen para nga kartelet e drogës në këmbim të informacioneve.

Në përpjekje për të frenuar fenomenin, presidenti Nieto njoftoi muajin e kaluar krijimin e një force të re policie, sipas modeleve të xhandarmërive evropiane, që do të ketë në fokus pikërisht strukturat shtetërore. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.