Meksikë, lideri i Los Zetas mund të jetë vrarë

10:29 / 9.10.2012
Numri një i kartelit Los Zetas, Heriberto Lazcano, ka mbetur i vrarë në një shkëmbim zjarri në veri të Meksikës, ka deklaruar marina e vendit latin.

Marina tha se është ende në pritje të rezultateve të ekspertizës shkencore, por trupi duket se i përket Lazcano-s.

Lazcano, i njohur ndryshe si “Ekzekutori”, është themelues i kartelit famëkeq që është përfshirë në një zinxhir vrasjesh masive dhe rrëmbimesh.

Vdekja e tij do të jetë një fitore në luftën kundër karteleve, thonë analistët. Ndërsa policia meksikane beson se një masakër pritet të vijë për shkak të ndarjes së kartelit Los Zetas.

Lazcano mendohet të ketë qenë lideri i një prej fraksioneve, ndërsa fraksioni tjetër drejtohet nga Miguel Angel Trevino Morales, raporton Top Channel.

Në pothuajse 6 vitet e presidencës së Felipe Calderon, të paktën 50 mijë persona kanë mbetur të vrarë në dhunën që u atribuohet organizatave kriminale.

Shkëmbimi i zjarrit ku mbeti i vrarë Lazcano ndodhi ditën e diel në rajonin e Progresos, rreth 125 kilometra në perëndim të kufirit me Teksasin, në shtetin Koahuila.

Marina ka deklaruar përmes një njoftimi për shtyp se nga trupi ka gjetur prova të forta që tregojnë se viktima ishte pikërisht lideri i kartelit famëkeq. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.