“Merr pjesë”- fushata për edukim të votuesve
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka lansuar fushatën për edukim të votuesve “Merr pjesë”, me qëllim të forcimit të vlerave demokratike, pjesëmarrjen demokratike, nevojën për regjistrim adekuat të votuesve dhe aktivizimin kundër mashtrimeve zgjedhore. Fushata do të implementohet gjatë muajve tetor dhe nëntor të vitit 2012 dhe do të përfshijë të gjitha komunat.KDI me këtë rast do të organizojë edukimin e rreth 14 mijë nxënësve të shkollave të mesme, shpërndarjen e rreth 40 mijë broshurave, garën për esenë më të mirë për demokracinë pjesëmarrëse, debate nëpër shtatë universitetet publike dhe katër në ato private, takime publike, spote televizive, etj. Me këtë rast, KDI ka arritur edhe një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë.
Këto aktivitete zhvillohen si pjesë e projektit të IFES për Fuqizimin e Administratës Zgjedhore në Kosovë të përkrahur nga USAID. /Telegrafi/