Mesazhi i Blendit para vdekjes

17:53 / 6.04.2013

I riu, Blendi Thaçi, që vdiq të premten si pasojë e rënies nga kati i katërt i një ndërtese në qendër të Prishtinës, kishte lënë një mesazh në rrjetin social facebook.

“Do e do sene tkqija te ndodhin per do e do sene tmira. Shpesh i bon mir dikuj tu i bo vetes keq pa e mar vesh hiq qe je demtu vet. E do sene jon tpa kuptushme edhe si kupton kurr e mos u muno mi kuptu qato.... Se veq qka lodhesh :). Love and Peace”, ka shkruar i riu disa orë para vdekjes, transmeton Express.

Për vdekjen e Blendi Thaçit ka raportuar Policia e Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar deri sa po punonte në zyret e kompanisë për shkaqe të pa njohura ka rënë nga kati i katërt i ndërtesës me ç’ rast si pasojë e lëndimeve të mara viktima ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet perkatese . Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion” thuhet në njoftimin e Policisë.

Blendi Thaçi ka punuar në Kompaninë e marketingut “PR Solutions”. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.