Mesazhi i frikshëm
Gjatë fluturimit të aeroplanit të “Alaska Airlines”, një udhëtar u tmerrua kur ka parë se njërit krah të aeroplanit i mungon një pjesë, ndërsa në të ishte mesazhi: “We know about this” (ne dimë për këtë)!Incidenti ndodhi në fund të muajit të kaluar, ndërsa fotografia që është publikuar këto ditë ka shkaktuar negative në rrjetet sociale të internetit.
Zëdhënësi i “Alaska Airlines” ka thënë për mediat sot se një punonjës i cili punon në mirëmbajtjen e aeroplanit e ka shkruar këtë mesazh të diskutueshëm për t’ju thënë kolegëve se problemi është evidentuar.
Pas incidentit, mesazhi u hoq menjëherë. /Telegrafi/