Mësimdhënësit kërkojnë t’u njihet rezistenca kundër Serbisë

13:53 / 26.02.2013

Mësimdhënësit e Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/1991 e deri në vitin 1998/99 kërkojnë që statusi i tyre ligjor të barazohet me atë të personave që rezistuan kundër pushtetit serb.

Këshilli iniciues i mësimdhënëseve veteranë ka kërkuar që të vlerësohet validiteti i sistemit arsimor 1990/1999 dhe të zgjidhet statusi i të gjithë punëtorëve që kanë punuar në sistemin arsimor, përfshirë mësimdhënësit, të punësuarit në sekretariatet – këshilla komunale të arsimit, ente pedagogjike komunale dhe republikane si dhe në Ministri të Arsimit të Republikës së Kosovës,të pronarëve të shtëpive shkolla,të punësuarve në këshillat e financimit dhe ato shëndetësore.

Kërkesa i është dorëzuar Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryetarëve të grupeve të partive politike të Kuvendit të Republikës së Kosovës,Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës, njofton KP.

Mësimdhënësit i arsyetojnë kërkesat e tyre me punën që e kanë bërë gjatë kësaj kohe, ruajtjen e gjuhës, parandalimin e eksodit masiv të popullit shqiptar të Kosovës, punën pa pagesë e shumë çështje tjera. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.