Meta: Rama-Berisha të ndjekin shembullin Thaçi-Dacici
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaron se asgjë nuk e pengon politikën të votojë dy ligje të standardeve evropiane, që do të mundësonin marrjen e statusit kandidat.Meta solli në vëmendje zhvillimet e sotme në Bruksel ku është zhvilluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic.
“Edhe politika shqiptare, duhet të marrë shembull nga kurajoja e Thaçit dhe e Dacicit dhe të veprojnë si ata për të mirën dhe integrimin e Shqipërisë”, u shpreh Meta.
Përpos këtyre qëndrimeve, vijoi ai, është e rëndësishme që debati të përqendrohet te ekonomia në vend dhe përmirësimi e gjendjes tek familjet shqiptare. /Telegrafi/