Meta-Rama, takim kokë më kokë në Tetovë

11:15 / 17.08.2012
Përveç homazheve për liderin e PDSH-së, Arbën Xhaferri, të enjten Tetova i rezervoi edhe një bisedë të gjatë kryesocialistit Edi Rama dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta. Të ulur rreth një tavoline në hotelin "Lirak" në Tetovë, fillimisht Meta e Rama ishin nën shoqërinë e një numri të madh politikanësh shqiptarë të PDSH-së.

Megjithëse në një tavolinë me 10 veta të tjera, Meta e Rama kanë qenë përkrah njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës, dhe jo të heshtur.

Bashkëqëndrimi në të njëjtën tavolinë, ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta, e nëse në gjysmën prej tyre ata ishin të shoqëruar, në gjysmën tjetër biseda ka qenë pothuaj kokë më kokë.

Ndërsa restoranti i hotel "Lirak" gjendej krejt i boshatisur, në një tavolinë më tutje gjendeshin vetëm punonjësit e zyrës së shtypit të Partisë Socialiste, të cilët u kujdesën gjatë gjithë kohës që të mos na lejonin të fotografonim takimin, shkruan në numrin e sotëm “Gazeta Shqiptare”, transmeton BalkanWeb.

Mes "debateve" me punonjësit e zyrës së shtypit që ngulmonin të thoshin se ata nuk duan t'iu bëni foto, mundëm të shkëpusim disa syresh që tregojnë Ramën dhe Metën përkrah.

Biseda mes tyre duhet të ketë qenë vërtet interesante, nëse kemi parasysh se ata morën pjesë vetëm në homazhe dhe jo në ceremoninë e mbajtur tek varrezat.

Gjatë kohës, që kryhej varrimi i Arbën Xhaferrit, Rama dhe Meta kanë qenë në restorantin e hotel "Lirak", pothuajse vetëm. Herë pas here me ta, ulej edhe një mik i Arbën Xhaferrit, Miftar Nasufi.

Kjo kohë bisedimi mes tyre, pa praninë e te tjerëve mund të ketë zgjatur 40 minuta. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.