Meta: Ramën e takova në Tetovë, por s'ishim vetëm

17:28 / 18.08.2012
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka konfirmuar dje takimin e dy ditëve më parë në Tetovë me liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama, pas pjesëmarrjes në homazhet për liderin historik të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi.

Por, Meta pretendoi se "nuk kam zhvilluar një takim kokë më kokë" duke theksuar se ndonëse kanë qëndruar fizikisht pranë njëri-tjetrit, dy liderët kanë qenë gjithmonë të shoqëruar nga një numër i madh drejtuesish të PDSH-së në Maqedoni.

"Alibinë" e kreut të LSI-së, Ilir Meta e rrëzon gazetarja e "Gazeta Shqiptare", Fatmira Nikolli, e cila ka qenë prezente në ambientet e restorantit të hotelit "Lirak" në Tetovë ku edhe u zhvillua takimi Rama-Meta.

Megjithëse në një tavolinë me 10 veta të tjera, Meta e Rama kanë qenë përkrah njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës, dhe jo të heshtur. Bashkëqëndrimi në të njëjtën tavolinë, ka zgjatur rreth 1 orë e 3 minuta e nëse në gjysmën prej tyre ata ishin të shoqëruar, në gjysmën tjetër biseda ka qenë pothuaj kokë më kokë. Ndërsa restoranti i hotel "Lirak" gjendej krejt i boshatisur, në një tavolinë më tutje gjendeshin vetëm punonjësit e zyrës së shtypit të Partisë Socialiste, të cilët u kujdesën gjatë gjithë kohës që të mos e lejonin gazetaren e GSH të fotografonte takimin.

Mes "debateve" me punonjësit e zyrës së shtypit të selisë rozë që ngulmonin të thoshin se nuk duhej bërë foto, gazetarja e GSH mundi të shkëpuste disa syresh që tregojnë Ramën dhe Metën përkrah. Biseda mes tyre duhet të ketë qenë vërtet interesante, nëse kemi parasysh faktin se ata morën pjesë vetëm në homazhe dhe jo në ceremoninë e mbajtur tek varrezat.

Gjatë kohës, që kryhej varrimi i Arbën Xhaferrit, Rama dhe Meta kanë qenë në restorantin e hotel "Lirak", pothuajse vetëm. Herë pas here me ta, ulej edhe një mik i Arbën Xhaferrit, Miftar Zyberi. Kjo kohë bisedimi mes tyre, pa praninë e te tjerëve mund të ketë zgjatur 40 minuta. Ata dolën së bashku nga restoranti i "Lirakut" dhe secili syresh mori makinën e tij, dhe shkuan në të njëjtin drejtim. Por, asnjëri prej tyre nuk shkuan tek varrezat, ndaj mendohet se ose kanë shkuar në një kafe ku mund të bisedonin pa përgjimin e gazetarëve, ose mund të jenë nisur drejt Tiranës.

Pretendimin e Metës se nuk ka zhvilluar një takim privat me Ramën e rrëzon pra pikërisht fakti i mosprezencës së tyre në ceremoninë e varrimit të Arbën Xhaferit. Për më tepër që drejtuesit e PDSH-së që gjendeshin fillimisht në tavolinën e Metës e Ramës, nuk kanë qenë prezentë në ambientet e hotel "Lirakut" në Tetovë, në momentet që trupi i pajetë i Xhaferit po përcillej për në banesën e fundit, transmeton BalkanWeb. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.