Meta rizgjidhet në krye të LSI-së

13:58 / 21.10.2012
Lëvizja Socialiste për Integrim votoi dje për kreun e ri përmes parimit "një anëtar, një votë". Në garë u përballën kreu aktual Ilir Meta dhe sekretari i përgjithshëm Luan Rama. Ndërsa sot KQZ e LSI e drejtuar nga kryetari Ylli Manjani shpalli rezultatet, pas numërimit të votave.

Sipas tij, kandidati Ilir Meta ka marrë 78.6% të votave kundrejt 21,4 për qind të Luan Ramës. Nga 36.725 anëtarë kanë votuar dje 31.422 në të gjitha qendrat e hapura të votimit, deklaroi Kreu i KQZ-së Ylli Manjani.

Duke i uruar suksese Ilir Metës në drejtimin e LSI-së, Luan Rama theksoi se “në LSI mbyllëm një garë dhe një proces shumë të rëndësishëm. Proces demokratik, kjo është rruga nga e cila duhet të shkohet", tha ai.

Do të ruajmë debatin si vlerë të brendshme të LSI-së. Në zgjedhjet e 2013 LSI të fitojë më shumë mbështetës”, shtoi Rama, transmeton BW.

Ndërsa Ilir Meta, menjëherë pas publikimit të rezultatit, gjeti rastin t’i kërkojë ndjesë anëtarëve në zonat e largëta të vendit të cilët nuk mundën të votonin për shkak të numrit të kufizuar të qendrave të votimit, sicc tha ai.

“Ishte një proces demokratik e transparent, kishim një numër të kufizuar qendrash votimi, të gjithë ata që s’patën mundësi të merrnin pjesë, jam i sigurt që janë disa mijëra, do ta shprehin angazhimin e tyre në një garë më të madhe, atë të 2013”, tha ai.

Meta e cilësoi këtë fitore të bazuar tek gara dhe debati.

“Kjo është një fitore shumë e bukur, vjen pas një debati. Fitorja më e madhe është hapja e një debati brenda LSI, të vazhdojë edhe në konventën që zhvillojmë javën tjetër e në vazhdim. Do vijojmë të jemi një forcë shembull për raportet demokratike”, tha Meta. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ilir Meta
Ilir Meta
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.