Micheline Calmy Rey - këshilltare e Vuk Jeremicit!

17:01 / 20.09.2012
Një kombinim më i çuditshëm nuk mund të mendohej: Ish ministrja e jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey këshillon kryetarin e ri të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ish ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremic.

Ky i fundit e ka lutur ish kryediplomaten zvicerane që t`i bëhet këshilltare ndërsa ajo ka pranuar. Kështu shkruan sot portali i gazetës Neuer Zürcher Zeitung” . Me këtë, dy kundërshtarët e dikurshëm janë shndërruar në partnerë, raporton albinfo.ch.

Ajo që ata dy si ish ministra të jashtëm i ndante, ka qenë Kosova. Jeremic në Serbi bën pjesë në mesin e kundërshtarëve më të vendosur të pavarësisë së Kosovës. Ai, në një mënyrë pothuaj obsesive ka ndjekur synimin për të penguar njohjen e Kosovës nga bota.

Në kohën sa ishte në detyrë, ai udhëtonte me dhjetëra mijë kilometra deri në skajet më të largëta të botës për t`iua tërhequr vërejtjen bashkëbiseduesve për rrezikun nga njohja e deklarimit të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq Micheline Calmy Rey qëndronte e vendosur në kampin tjetër. Që në vitin 2005, tri vite para shpalljes së pavarësisë, në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës, të drejtuar nga ajo ishte e qartë: Kosova duhet të bëhet shtet i pavarur. Kjo i shërben stabilitetit të regjionit, deklaronte pa u lodhur Calmy-Rey. Kjo përputhet edhe me vullnetin e shumicës së popullatës dhe është më mirë për 200 mijë kosovarët që jetojnë në Zvicër.

Berna, me këtë qëndrim ishte ndër kryeqytetet e para në përgjithësi që ndanin me kosovarët dëshirën e tyre për pavarësi. Pak ditë pas shpalljes së pavarësisë, Zvicra vendosi edhe marrëdhëniet diplomatike me Kosovën. Kosvarët ishin mirënjohës. Ata i ndanë Calmy-rey-t një çmim ndërsa në Prishtinë duhej të pagëzohej një shesh me emrin e saj.

Ndërkaq, politika kosovare e Calmy Rey kishte shkaktuar një fazë të vogël të akullt mes Beogradit dhe Bernës. Por, pastaj klima kishte filluar të ngrohej.
Përkundër të gjithave që këta dy partnerë të rinj i bëjnë të ndryshëm: gjinia, mosha, gjuha – vetëm pasioni për Kosovën është ai që i bashkon, edhe vetia që pozicionet e marra njëherë t`i ndryshojnë me shumë vështirësi. Dhe të gjitha këto duket të mos jenë pengesë.

Sipas Radio DRS, Calmy rey dëshiron që “thjesht të ndihmojë” presidentin e ri. Fundja, ata njihen dhe përparimet janë të mundshme vetëm kur njerëzit flasin njëri me tjetrin. Nga ana tjetër, për Jeremicin, këshilltarja e tij është gjithsesi një rast fatlum. Ai ka kërkuar nga shteti i tij sipas medieve beogradase një buxhet prej 7.3 milionë dollarëve për një vit sa do të qëndrojë në këtë post. Qeveria ia ka miratuar vetëm 1.5 milionë. Por, zonja Calmy Rey lka ofruar shërbimet e saj pa asnjë honorar, përfundon NZZ. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.