Mijëra euro honorare për “Shkupi 2014”

15:39 / 23.04.2013

Honorare me vlerë qindra – mijëra euro janë ndarë për projekt – idetë, skicat dhe përgaditjet e projekteve – skulptura për projektin “Shkupi “2014”. Skulptorja Valentia Stefanovska, një emër pak i njohur në fushën e artit në Maqedoni ka përfituar mijëra euro si autore dhe projekt – ideatore e skulpturave.

Nga dokumentacioni i publikuar nga Ministria e Kulturës figuron se ajo për përpunimin e reliefit dhe projekt – dokumentacionit për realizimin e skulpturës “Porta e Maqedonisë” ka përfituar 303 mijë euro. Vlera totale për realizimin e këtij projekti ka shkuar në 5,2 milion euro. Por honoraret e larta për skulptorët kanë nxitur debate të shumta.

Autorja e njëjtë edhe për përmendoren gjigante të “Aleksandrit të Madh” ka përfituar mijëra euro. Sipas të dhënave të publikuara, për këtë skulpturë gjigante si honorar ajo ka marrë 649 mijë euro. Por, Ministria e Kulturës ka theksuar se me këto para janë paguar edhe pagesa për punëtorët ndihmës të saj, harxhime tjera teknike, energji elektrike, materiale, dhe honorare tjera, raporton Ina.

Këto honorare janë vlerësuar shumë të larta, në krahasim me honorarët në vende tjera, por edhe shumë e lartë, me të cilën mund të realizoheshin në tërësi disa përmendore. Siç mund të theksohet, skulptura e realizuar për Hasan Prishtinën, e vendosur nga komuna e Çair ka kushtuar 68 mijë euro, edhe atë donacion nga familja e Hasan Prishtinës. Ndërkohë, edhe përmendorja e Skënderbeut e vendosur në sheshin e Çarshisë së Vjetër ka pasur një kosto më shumë se 110 mijë euro. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.