Miliarderja e parë afrikane

23:23 / 24.01.2013
Ajo është rreth 40 vjeç dhe është gruaja më e pasur në një kontinent të tërë. Isebel dos Santos, vajza më e madhe e presidentit të Angolas, Jose Eduardo dos Santos, ka arritur pasurinë mbi 1 miliard dollarë.

Sipas revistës amerikane Forbes, ajo është e para miliardere e Afrikës.

Por, si ka mundësi që është bërë kaq shpejt e pasur? Mbështetja e familjes ka ndikuar shumë.

Ajo ka rritur ndjeshëm kohët e fundit aksionet në kompani angoleze dhe portugeze. Kështu, ajo është aksionere kryesore në rrjetin televiziv kabllor portugez ZON Multimedia. Po ashtu ka aksione në bankën BIC dhe në shoqërinë telefonike Unitel.

Sipas Forbes, vetëm këto arrijnë një pasuri prej 1 miliard dollarë.

Babai i saj është në pushtet që nga viti 1979. Angola ka fituar pavarësinë nga Portugalia në vitin 1975.

Vitet e fundit vendi ka njohur zhvillim të madh për shkak të zbulimit të rezervave të mëdha të naftës.

Megjithatë, shumica e popullsisë jeton në varfëri ekstreme. Kurse klasa e pasur jeton në kryeqytetin Luanda në kushte luksoze. Ata kanë blerë edhe shumë pasuri e vila në Europë./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Isebel dos Santos
Isebel dos Santos
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.