Minatorët jugafrikanë lirohen nga akuzat për vrasje

18:12 / 2.09.2012
Prokurorët e Afrikës së Jugut i kanë hequr përkohësisht akuzat për vrasje kundër 270 minatorëve, kolegët e të cilëve u qëlluan për vdekje nga policia.

34 minatorë u vranë kur policia gjuajti me plumba ndaj një grupi të minatorëve grevistë në minierën e platinit Lonmin më 16 gusht.

Akuzat nuk mund të hiqen plotësisht zyrtarisht deri në fund të hetimit, por prokurorët thanë se minatorët e arrestuar do të lirohen.

Autoritetet lokale kanë përdorur një ligj të diskutueshëm të epokës së aparteidit, me të cilin akuzohen minatorët se e kanë provokuar policinë për të hapur zjarr.

Minatorët po kërkonin një rritje të pagave dhe njohjen e një sindikate të re. /rel/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
9:18 / 18.06.2013
Foto: Ilustrim

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.