Ministri Hoxhaj ngushëllon homologun ukrainas

16:41 / 10.06.2012
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Kostyantyn Gryshchenko, pas aksidentit që ka ndodhur të dielën në afërsi të Kievit, ku u rrëzua një aeroplan me parashutistë duke i marrë jetën pesë njerëzve dhe duke lënë të plagosur 13 të tjerë.

Në telegram, ministri Hoxhaj ka shprehur dhimbjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për viktimat dhe të lënduarit e aksidentit.

“Në këto ditë të vështira, më lejoni që në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës të shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe familjet e viktimave dhe të lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në telegram.

Mediet ndërkombëtare, duke iu referuar Ministrisë për Situata Emergjente të Ukrainës, njoftojnë se një aeroplan i vogël u rrëzua gjatë përpjekjeve për aterrim afër kryeqytetit Kiev, pas shtrëngatës që përfshiu zonën. Në aeroplan ndodheshin 16 parashutistë dhe dy pjesëtarë të ekuipazhit, prej të cilëve pesë kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:53 / 22.05.2013
Will Smith

West inkurajon Smithin t’i kthehet muzikës

Kanye West është duke inkurajuar Will Smith të rikthehet në studio dhe të bëjë muzikë të re, por nuk ende nuk ka një ...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:35 / 22.05.2013

Zyrtare: EULEX-i heton Autostradën

Misioni i BE-së për Sundimin e Rendit dhe Ligjit në Kosovë EULEX ka nisur hetimet për Autostradën Morinë-Merdarë, pavar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.