Ministri pakistanez ofroi shpërblim për kokën e regjisorit

16:52 / 23.09.2012
Një zëdhënës i qeverisë pakistaneze dënoi shpërblimin prej 100 mijë dollarësh të ofruar nga një ministër i kabinetit për kokën e regjisorit të filmit anti-islamik.

Zëdhënësi Shafqat Jalil deklaroi të dielën për “BBC” se qeveria “distancohej tërësisht” nga qëndrimi i “vajtueshëm” i ministrit të Hekurudhave, Ghulam Ahmad Bilour.

Filmi i prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohet si fyes ndaj Profetit Islamik dhe vetë muslimanizmit.

Si rrjedhojë, ai ka ndezur një valë protestash në vendet e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore, të cilat i kanë kushtuar jetën dhjetëra besimtarëve dhe ambasadorit amerikan në Libi, të vrarë më parë gjatë shtatorit pas një sulmi në konsullatën e Bengazit.

Shpërblimi për vrasjen e regjisorit erdhi në ditën në të cilën në përballjen me policinë përpara ambasadës në Islamabad, të paktën 25 pakistanezë mbetën të vrarë, transmeton TCH.

Në një deklarim publik, ministri i Hekudhave pati thënë: “Do të shpërblej me 100 mijë dollarë këdo që vret regjisorin e atij filmi dhe nëse dikush do të bëjë ndonjë material të tillë në të ardhmen, do t’i ofroj përsëri të njëjti shpërblim. Liria e shprehjes nuk mund të përfshijë ofendimin e Profetit. Nëse kjo do të ndodhë, e ardhmja do të jetë tepër e rrezikshme për të gjithë”.

Filmi, nga i cili qeveria amerikane është “distancuar tërësisht”, u regjistrua në mënyrë amatore në SHBA nga një regjisor i krishterë egjiptian. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.