Ministria e Arsimit, skandal financiar me kompaninë serbe

18:40 / 19.05.2012
Ministria e Arsimit të Shqipërisë është përfshirë në një skandal financiar, pasi ka abuzuar me fondet publike dhe ka kryer evazion fiskal në projektin për informatizimin e shkollave publike.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) të kryer në mars të vitit 2010, ka evidentuar se nga kontrata që Ministria e Arsimit ka bërë me firmën serbe, në Beograd, ‘MpSoft Group’ dhe ‘CT Computers’, për instalimin e laboratorëve të informatikës në të gjitha shkollat e arsimit bazë janë vendosur pajisje me cilësi më të ulët kundrejt atyre, për të cilët është paguar dhe se mungojnë pajisje në disa prej shkollave, raporton TCH.

Për këtë arsye KLSH vëren se buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dem financiar prej qindra milionë lekësh.

Sipas këtij raporti rezulton se kompania serbe ka sjellë pajisje laboratorike të një cilësie më të ulët sesa ajo që ishte parashikuar në kontratë, kur ndërkohë Ministria ka paguar gati 209 mijë dollarë më shumë, sikur ato pajisje të ishin, të një cilësie më të lartë.

Ndërkohë edhe në doganë Ministria e Arsimit ka paguar rreth 4.3 milionë lekë detyrim, sikur pajisjet të ishin të markës së përcaktuar në kontratë dhe jo për pajisjet që janë zhdoganuar realisht, të cilat kanë çmim më të ulët.

KLSH vëren gjithashtu, se për shkak të vonesave në realizim projekti i kompanisë serbe duhej të penalizohej me rreth 373 854 mijë dollarë, por në fakt kjo shumë është mbledhur nga Ministria e Arsimit.

KLSH konstaton nga ana tjetër, që fondi i garancisë së vendosur në bankë nga kompania serbe është tërhequr përpara dorëzimit të pajisjeve, shumë kjo e barabartë me vlerën e penaliteteve, pra rreth 374 mijë dollarë.

Sipas KLSH-së nga faturat dhe nga koalidimi rezulton se malli i porositur është i tjetër cilësie dhe marke dhe nga një tjetër vend. Por veç cilësisë së ulët rezulton se nga 665 kabinete informatike, që duhet të dorëzoheshin realisht, janë dorëzuar vetëm 619 kabinete, pra 46 më pak, si dhe ka mangësi në materiale të tjera kompjuterike, si kufje, mikrofon, karta kompjuteri edhe në laboratorët e përfunduar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:31 / 19.06.2013

Prodhimet vendore, konkurrente me ato të rajonit dhe BE-së

Siguria dhe cilësia e ushqimeve të prodhuara në Kosovë, nuk është prapa prodhimeve të rajonit dhe vendeve të BE-së. Ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.