Mitrovicë: 27 vjeçarja plagos vetën aksidentalisht

10:51 / 19.10.2012
Autoritetet policore në Mitrovicë, të enjten rreth orës 16:45min, përmes një telefonate të pranuar nga spitali rajonal janë informuar për praninë e një femre, me plagë në njërën këmbë të shkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa rasti është kualifikuar si armëmbajtje e paautorizuar.

Incidenti është raportuar të ketë ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë, përkatësisht në një lokal.

“Në bazë të raporteve policore të siguruara nga dëshmitarët mësohet se e dyshuara përkatësisht e lënduara në këtë rast, një femër 27 vjeçare, ka zbrazur aksidentalisht armën, një revole tip ‘browning’s’ të kalibrit 6.35mm, për të cilën pretendon se paraprakisht e kishte gjetur dhe e kishte futur në xhepin e saj, me ç’rast një plumb i vetëm i shkrepur ka goditur këmbën e saj të majtë, duke i shkaktuar plagë depërtuese mbi gju”, bëhet e ditur në kumtesën e Policisë.

Viktima është dërguar urgjentisht në qendrën spitalore rajonale të Mitrovicës, ku edhe iu është nënshtruar intervenimit kirurgjik. Mësohet se e njëjta është jashtë rrezikut për jetë dhe pa pasoja të rënda.

Hetuesit Policor, të cilët janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin së bashku me teknikët e forenzikës kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, nën mbikëqyrje të prokurorit publik.

Një gëzhojë e kalibrit 6.35mm së bashku me armën që besohet të ketë qenë e përfshirë në këtë rast, janë gjetur dhe marrë në vendin e ngjarjes nga hetuesit, si pjesë e provave materiale dhe procedurave të mëtejme procedurale.

Veç regjistrimit të rastit si “plagosje aksidentale”, policia ka iniciuar edhe veprimet hetimore dhe paraqitje penale për “mbajtje në pronësi, posedim dhe shfrytëzim të paautorizuar të armës”. /Telegrafi
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim/Arkiv
Foto: Ilustrim/Arkiv
 
 
Magazina
10:43 / 20.06.2013
Mila Kunis

Kunis: Dashuria është mrekulli

Mila Kunis më fund ka folur për dashurinë e saj që ndjen për të dashurin Ashton Kutcher, duke thënë se kjo është një...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
10:38 / 20.06.2013

Nenadi “masakron” buxhetin

Auditori i Përgjithshëm ka zbuluar një mal shkeljesh në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila udhëhiqet nga...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.