Mitrovicë, shqiptarët të bllokuar në veri

18:18 / 15.08.2012
Banorët shqiptarë të tri fshatrave të Komunës së Leposaviqit, në veri të Mitrovicës, për më shumë se 5 ditë kanë mbetur pa transport rrugor dhe të bllokuar në këtë pjesë të thellë të veriut.

Shkaku për mungesën e transportit në fshatrat Ceraj, Bistricë dhe Koshtovë, sipas banorëve të zonës, është se Ministria e Infrastrukturës ende nuk e ka vazhduar kontratën me transportuesin e deritanishëm.

Banorët treguan për Top Channel se përkundër mbarimit të kontratës me kompaninë, e cila ka bërë transportin deri më tani, deri më datën 10 kompania në mënyrë vullnetare dhe pa para e ka bërë transportin e udhëtarëve shqiptarë të kësaj pjese.

Tani, kur janë bërë 5 ditë që banorët kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra, ata bëjnë apel për ndërmarrjen e masave të menjëhershme qoftë nga Ministria e Infrastrukturës, qoftë nga komuna e Mitrovicës. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Leposaviq
Leposaviq
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.