Mohojnë bashkëpunimin me shërbimin sekret

14:08 / 6.08.2012
Tre nga katër shqiptarët e shpallur si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete nga Komisioni për Lustrim i Maqedonisë, kanë reaguar duke demantuar se kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete.

Kryetari i PPD-së, Sefedin Harunin është shprehur se në dosje nuk shkruan dhe ai nuk ka deklaratë dhe materiale me shkrim për bashkëpunëtor të policisë të dhëna tjera të policisë.

“Për shkak se ka dhe kishe boshllëk u ankova në Gjyqin administrativ të Shkupit dhe ky hodhi poshtë faktet e komisionit si të pa vërteta. Për këto situata para 30 – 40 viteve unë nuk di që në Gradec ka pasur Organizatë Ilegale, apo se mërgata shqiptare në Zagreb është marrë me këto apo ato aktivitete, apo shumë njerëz aty ka me emër dhe mbiemër, unë nuk i njoh njerëzit edhe për cilët bëhet fjalë nuk i njoh dhe gjithë kjo më shtyu të jap ankesë në gjyqin administrim”, ka deklaruar për “Alsat-M”, Haruni.

Ka reaguar edhe Fahredin Miftari.

“Dosjen time e ka shkruar një inspektor i quajtur Shaban Çelebi i afërt me gjithë anëtarët në atë kohë, kushëriri i tij ka qenë anëtarë i shoqërisë, ai më ka përdor mua si mashë, për personat që ai i ka ndjek. Unë gjithë ata persona kurrë si kam njoftua as nuk i njoh as me emër as me fytyre. Gjyqi i administratës më 20 prill mbajti seancën e saj solli vendimin që të pranohet padia ime dhe të shfuqizohet vendimi ose konkluza e Komisionit për verifikimin e fakteve, me këtë vendim jam i pafajshëm”, ka thënë Miftari.

Ish-ambasadori Mahi Nesimi ka reaguar me shkrim, ku ka thënë se vendimi i publikuar nga komisioni është tërësisht i pavlefshëm dhe kryekëput tendencioz.

“Ky vendim është hedhur poshtë dhe bashkë me akuzën e komisionit është shpallur i pavlefshëm. Por, si duket regjimi me do kusht e orkestron gjithë procesin me qëllim që të mbrojë bashkëpunëtorët nga radhët e veta. Megjithatë do të vijë koha kur e vërteta për të gjithë këtë që ndodhë tani do të del në sheh’, thuhet në reagimin me shkrim të Mahi Nesimit, transmeton “Lajm.m”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:13 / 19.05.2013

Lulgjuraj: Dhamë maksimumin, por kjo nuk mjaftoi

Adrian Lulgjuraj, i cili së bashku me Bledar Sejkon e përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision, ka thënë se të gjithë dha...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.