Monti kritikon gjermanët: Mos fyeni ose nuk ka BE!

20:11 / 6.08.2012
Intervista e kryeministrit italian, Mario Monti, për revistën gjermane “Der Spiegel”, ka ngjallur reagime në Gjermani. Kanë reaguar partitë politike, ministri i Jashtëm, e deri tek kancelarja Angela Merkel. Deklaratat e Montit me tone “anti-gjermane”, janë cilësuar si “atentat ndaj demokracisë”.

Kryeministri italian ka deklaruar se “dorëzimi psikologjik” i Evropës duhet të parandalohet. Ai ka thënë se kriza në Eurozonë po fyen kombe të caktuara, dhe kjo mund të çojë në shpërbërjen e Bashkimit Evropian.

Por Sekretari i Unionit Kristiano-Social, CSU, Alexander Dobrindt, deklaratat e Montit me ndjenjë anti-gjermane, i ka vlerësuar si “atentat ndaj demokracisë”. Ndërsa deputetët liberalë dhe ata të SPD-së kanë kërkuar me zë të lartë që Evropa të mbetet një “demokraci legjitime”.

Ka reaguar edhe ministri i Jashtëm, Guido Eestereelle, i cili është shprehur tej mase i irrituar me deklaratat e Montit. “Kontrolli parlamentar i politikës evropiane është i padiskutueshëm, sepse ka nevojë për një përforcim dhe jo për dobësim të demokracisë legjitime në Evropë”, ka thënë Westerwelle.

Ai i është përgjigjur në veçanti asaj pjese të deklaratës së Monti-t, se çdo qeveri ka nevojë për hapësirën e vetë të manovrimit, në mënyrë të pavarur nga Parlamentet, “pasi në të kundërt shpërbërja e Evropës do të jetë më e mundshme se bashkimi i saj”.

Edhe kancelarja Angela Merkel, përmes zëdhënësit të saj Georg Streiter, ka theksuar se nuk ka asnjë droje për rrezikun e rrëzimit të euros për shkak të krizës së borxheve publike. “Përsa i takon politikës së ndihmave për vendet që bëjnë kërkesë, si për shembull Spanja, në Gjermani do të vendosë Parlamenti i vendit”, ka deklaruar zëdhënësi i kancelares. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Mario Monti
Mario Monti
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.