Morsi: “Intervenim aktiv” për ta ndalur dhunën në Siri

14:43 / 30.08.2012
Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, e ka dënuar regjimin e Sirisë si “shtypës” dhe ka bërë thirrje për tranzicion paqësor në demokraci në këtë vend të përfshirë nga lufta.

Duke folur në samitin e Lëvizjes së të Painkuarduarve në Teheran të Iranit, Morsi ka ftuar për “intervenim aktiv” për ta ndalur dhunën në Siri.

Rrjeti televiziv al-Jazeraa ka raportuar se komentet e Morsit ndikuan që delegacioni i Sirisë të largohet nga salla ku mbahet samiti.

Vizita e Morsit është e para e një lideri të Egjiptit në Iran, në tri dekadat e fundit, transmetojnë mediat.

Të dy vendet mbeten të ndara lidhur me krizën në Siri. Derisa Irani i udhëhequr nga shiitët e mbështet regjimin e presidentit Bashar al-Assad, Egjipti ka shprehur mbështetje për kryengritësit e udhëhequr nga sunitët, që synojnë përmbysjen e regjimit të Assadit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
9:14 / 20.06.2013

Hyrja e Kroacisë në BE do të nxisë ekonominë

Pranimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian (BE) do të ndihmojë rritjen e ekonomisë së këtij vendi në një periudhë afatm...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.