Morsi: Nuk lejoj sulme ndaj ambasadave të huaja

17:06 / 13.09.2012
Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, u betua tw enjten të mos lejojë sulme ndaj ambasadave të huaja në Kairo. Populli i Egjiptit, u shpreh ai, u kundërvihet akteve të tilla të paligjshme.

Morsi ndodhet në Belgjikë me shpresën për të marrë mbështetjen e Bashkimit Evropian për reforma strukturore për ekonominë e rrënuar egjiptiane.

Ai zhvilloi një konferencë për shtyp me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ku u zotua se do të ndalë sulmet edhe ndaj shtetasve dhe interesave të huaja në Egjipt:

“E dimë se nëse dikush vret pa arsye, është njësoj sikur ai individ të ketë vrarë gjithë njerëzimin. Është përgjegjësia jonë të mbrojmë pronën, është detyra e të gjithë anëtarëve të qeverisë egjiptiane. Ne duhet të mbrojmë të gjithë vizitorët, turistët, ambasadat dhe misionet diplomatike në Egjipt,” tha Morsi, raporton VoA.

Presidenti egjiptian dënoi gjithashtu filmin anti-mysliman që u bë shkas për sulmet e dhunshme ndaj ambasadës amerikane në Kajro dhe konsullatës në Bengazi të Libisë, ku u vra ambasadori amerikan, Christopher Stevens.

“Në Egjipt dhe kudo në botën arabe popullata është e revoltuar nga ato që ndodhën. Ata që realizuan filmin që ofendon Profetin Muhamed i dënojmë me forcë. Kundërshtojmë të gjithë ata që dalin me parulla të tilla, me provokime të tilla dhe nxisin këtë formë urrejtjeje. Ju garantoj se pas bisedës me Presidentin Barack Obama kuptova që edhe populli amerikan është kundër kësaj”. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Mohamed Morsi
Mohamed Morsi
 
 
Magazina
12:40 / 25.05.2013
Kleoniki Delijorgji, Miss Shqiperia 2012

Miss Shqipëria 2013, përzgjedhje të vajzave edhe nga Kosova

Të hënën më 27 prill në restorantin Golden në Prishtinë, do të organizohet përzgjedhja e bukurosheve për Miss Shqipë...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.