MPJ: Dhuna dëmton marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase

20:05 / 2.03.2013
Lidhur me situatën e tensionuar në Republikën e Maqedonisë ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e cila, duke dënuar aktin e rrahjes së nxënësve shqiptarë, konsideron se përshkallëzimi i dhunës gjatë ditës së djeshme e të sotme në Shkup dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike shqiptaro-maqedonase në këtë shtet multietnik.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) u bën thirrje të dyja palëve në Maqedoni, veçanërisht të gjithë faktorëve politikë që të tregojnë maturi, pjekuri dhe veprim politik të përgjegjshëm për të shmangur tensionet etnike, thuhet në reagimin e MPJ të Kosovës.

Po ashtu u bëhet thirrje autoriteteve zyrtare të Shkupit që të ndërmarrin masa të vendosura për zbulimin dhe dënimin e autorëve të akteve të tilla të dhunës dhe të incidenteve me sfond etnik, duke vlerësuar se forca e ligjit duhet të veprojë ndaj kujtdo që kryen apo mbështet akte të tilla.

MPJ konsideron se është në interesin e Maqedonisë që të kultivohet fryma evropiane, toleranca dhe bashkëpunimi efektiv ndërmjet të gjitha forcave të shoqërisë, për zgjidhjen e të gjitha kontesteve të brendshme, ngase kjo është rruga e vetme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të Maqedonisë dhe të rajonit si një parakusht për integrimin në strukturat evropiane dhe euroatlantike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.