Mrkic: Kompromis me Kosovën

11:13 / 21.10.2012
Me platformën për Kosovën, Qeveria e Serbisë synon të formulojë pozicionin e saj dhe dëshirën që ajo të jetë e pranueshme për një rreth me të gjerë. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivan Mrkic, duke potencuar se nuk pritet ndonjë version sensacional i kësaj platforme.

Platforma nuk është çështje e kësaj qeverie apo çështje private e ndokujt. Ajo duhet të përkrahet seriozisht dhe në llogarisim në përkrahjen serioze të Kuvendit të Serbisë”, ka thënë Mrkic për gazetën serbe “Politika”.

Ai ka potencuar se platforma për Kosovën është çështje me prioritet dhe se hartimi i saj është dashur të bëhej shpejt.

I pyetur nëse nga ky dokument do të dalë ndonjë zgjidhje që deri tash nuk ka ekzistuar, Mrkic ka thënë se nuk mund të ofrohet ndonjë risi sensacionale.

“Nuk mund të prisni kurrfarë varianti sensacional. Do të jemi, aq sa të jetë e mundur, pragmatik në mënyrë që të sigurojmë mbrojtjen e njerëzve tanë në Kosovë”, tha Mrkic, duke potencuar se sapo të përfundojë hartimi i platformës, Serbia do ta ketë bazën e qëllimit të përcaktuar.

"Nuk do të kemi qëllimesh të fshehura, që do të kenë synim vetëm interesin tonë. Qëllimet do të jenë në përputhje me rrethanat”, tha ai.

Sipas tij bisedimet nënkuptojnë zgjidhje kompromisi, kurse ato arrihen me lëshime të ndërsjella.

"Nuk do të lëshohem në spekulime se cili do të jetë rezultati i bisedimeve, por e di që Serbia nuk do ta njeh Kosovën ", tha shefi i diplomacisë serbe. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ivan Mrkic
Ivan Mrkic
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:21 / 21.05.2013

Viti 2013, vit i bashkëpunimit të Qeverisë me BERZH-in

Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota priti në një takim shefin e zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.