Mrkic: Politika “edhe BE-ja edhe Kosova” e qëndrueshme
Shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mrkic ka deklaruar se për Beogradin synimet mbeten të njëjta, ndërsa politika “edhe BE-ja edhe Kosova” është plotësisht e qëndrueshme. “Nuk mundemi dhe nuk duam të heqin dorë nga asnjëra nga këto dy çështje”, i ka thënë Mrkic gazetës “Novosti”, transmeton QIK.
“Nëse punojmë mirë dhe kemi qëndrim të mençur politik, do të ruajmë edhe interesat në Kosovë dhe do të bëhemi një ditë anëtar i BE-së”, ka theksuar Mrkic. /Telegrafi/