Muharrem Xhemajli: S’bëj parti me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin

Publikuar: 22:30 / 15.01.2014
Muharrem Xhemajli: S’bëj parti me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin
0shares
komente

Ende s’e kanë nda mendjen për krijimi e partisë apo jo. Mirëpo, nëse Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të merr vendim ta krijojë partinë, atëherë nuk do t’i bashkohen asnjë subjekti politik.

Kështu ka thënë në një intervistë për TV Rrokum, kryetari i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli, i cili madje ka qenë i prerë edhe sa i përket bashkëpunimit me partinë që pritet ta formojnë Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

“Nëse Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi kishin me krijuar parti , atëherë partia apo lëvizja e OVL të UÇK-së nuk kish me ju bashku partisë së tyre, sepse ata e kanë pas mundësinë me ngre zërin në Kuvend për veteranet e luftës e nuk e kanë bërë asnjëherë”, ka thënë Xhemajli.

Ai madje e mohon se është takuar ndonjëherë me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin për çështje të partisë.

Xhemajli tha se ka përkrahje nga kryetarët e degëve dhe bashkëluftëtarët e 30 komunave të Kosovës, që nëse deri me 10 mars nuk miratohen kërkesat e tyre, atëherë gjasat që veteranët të krijojnë parti apo lëvizje janë shumë të mëdha. /TV Rrokum/orainfo/

 

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.