Muja në festival fëmijësh, shpenzoi 3 000 euro

22:07 / 18.08.2012
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në shoqëri të bashkëpunëtorëve të ngushtë të qeverisë komunale, ka shpenzuar afër tre mijë euro për një vizitë në Turqi, ku kanë marrë pjesë në një festival vallesh për fëmijë.

Edhe pse bëhet fjalë për manifestim kulturor, dedikuar fëmijëve, kryetari Muja nuk ka hezituar që me vete të marrë kryesuesin e Kuvendit Komunal, Nijazi Kryeziu, drejtorin e Administratës, Minir Krasniqi, drejtorin e Shërbimeve Publike, Hasan Hasani, nënkryetarin për komunitete, Orhan Lopar dhe nëpunësit, Afrim Gashi e Sadik Gashi, transmeton Koha.net.

Këta zyrtarë duke qenë në Festivalin e pestë ndërkombëtar të valleve për fëmijë, të mbajtur më 19-23 prill të këtij viti në Bejkoz të Republikës së Turqisë, në emër të mëditjeve kanë marrë mbi dy mijë euro, derisa biletat e udhëtimit kanë kushtuar 916 euro.

Në lidhje me këtë rast dhe shpenzimet e bëra për udhëtime zyrtare ka reaguar OJQ-ja "EC Ma Ndryshe", e cila ka bërë të ditur faktin se për udhëtime zyrtare gjatë 7 muajve të këtij viti ekzekutivi komunal ka shpenzuar 18 mijë euro, ndërkohë që objektivat e vizitave të tilla kanë qenë të zbehta dhe të paargumentuara mirë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ramadan Muja, kryetar i Komunës së Prizrenit
Ramadan Muja, kryetar i Komunës së Prizrenit
 
 
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.