Mungesa e anestetikëve, mbylli sallat e operimit në QKUK
Pavarësisht rrezikut për jetën që kanë mund të kenë pacientët në Qendrën Klike Universitare të Kosovës (QKUK), megjithatë ata nuk kanë mundur të operohen gjatë ditës së mërkurë, në mungesë të barnave nga lista esenciale. Të mërkurën në mes ditë sallat e operimit në QKUK kanë qenë të mbyllura për pacientët në mungesë të anestetikeve.
Këtë fakt, për portalin “ORAinfo”e kanë pranuar edhe vetë zyrtarët në QKUK.
Mirlinda Qyqalla, zyrtare për informim në QKUK ka pohuar se programi operativ të mërkurën ka rënë për shkak të mungesës së anestetikeve.
“Mirëpo dje Qendra Klinike Universitare e Kosovës është furnizuar me anestetik dhe te gjitha rastet të cilat kanë qenë për operacion janë kryer. Kërkesat për furnizim kanë qenë të bëra me kohe në Ministrinë e Shëndetësisë. QKUK-ja është furnizuar për muajin gusht me barna 53%, material harxhues 56%, citostatikë 42%”, ka pohuar ajo. /Telegrafi/