Mungesë e barnave në Siri

14:21 / 7.08.2012
Siria po përballet me mungesë të theksuar të barnave, ndërsa kjo vlerësohet të jetë shkatërruese për njerëzit që kanë nevojë për barna në baza ditore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se Siria po përballet me mungesa të theksuara të barnave për trajtimin e sëmundjeve kronike dhe me numër në rritje të viktimave, si pasojë e konfliktit ndërmjet trupave qeveritare dhe rebelëve që luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

“Ndikimi i kësaj situate natyrisht është shkatërrues për njerëzit që kanë nevojë për barna në baza ditore, për njerëzit me sëmundje kronike dhe me probleme mendore, si dhe për njerëzit që kanë nevojë për antibiotikë për të trajtuar infeksionet”, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic.

Siç njoftojnë agjencitë e huaja të lajmeve, Agjencia e Kombeve të Bashkuara ka thënë se barnat për tuberkulozë, tension të lartë, diabet dhe kancer janë urgjentisht të nevojshme, ashtu si edhe hemodializat për sëmundjet e veshkave. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:54 / 23.05.2013
Eva Longoria

Longoria me titull master

Eva Longoria ka një mirënjohje të re në rezymenë eë saj, pasi ka marrë titullin master gjatë të mërkurës.
Teknologji
10:58 / 23.05.2013
Acer C7 Chromebook për vetëm 199 dollarë

Acer C7 Chromebook për vetëm 199 dollarë

Nëse keni nevojë për një laptop të ri, atëherë me siguri se do të ju interesojë modeli i ri i laptopit Acer C7 Chromeb...
Ekonomi
10:33 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Çalik-Limak : Largon 30 punëtorë nga puna

Edhe pse ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj kishte thënë se as një punëtorë nuk do të largohet nga puna p...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.