Mungesë xhelatësh në Arabinë Saudite

18:54 / 11.03.2013
Arabia Saudite mund të ndërpresë ekzekutimet publike me prerje koke, jo për shkak të një vendimi për të hequr dorë nga kjo praktikë mesjetare e vënies drejtësi, por nga mungesa e xhelatëve në mbretërinë e pasur me naftë. Një komision i përbashkët me përfaqësues nga Ministria e Brendshme saudite, e Drejtësisë dhe Shëndetësisë, i propozoi autoriteteve të hënën që këto ekzekutime të zëvendësohen pjesërisht me skuadra pushkatimi.

Në këndvështrimin e komitetit, ky ndryshim nuk do të shkelë ligjin islamik, “Sheriatin”, në bazë të të cilëve kryhen këto ekzekutime.

Një vit më parë, në Arabinë Saudite, 76 persona u ekzekutuan me prerje koke me shpatë, në ekzekutime që zhvillohen në publik. Ky lloj ekzekutimi, së bashku me gurëzimin në rastet e krimeve morale, janë dy format e realizimit të dënimit me vdekje ne vend.

Në raportin e komisionit, shkruhej se mungesa e xhelatëve i detyrohet pjesërisht stresit psikologjik të kësaj lloj pune, vështirësisë së saj dhe natyrës specifike të trajnimit për të cilën personi përgjegjës për ekzekutimin duhet t’i nënshtrohet, transmeton TCH.

Megjithatë, në bazë të propozimit, ekzekutimi me prerje koke në publik do të vazhdojë të jetë i preferuari, por guvernatorëve të 13 krahinave të ndryshme të vendit do t’u ofrohet mundësia e zgjedhjes së pushkatimit në rastet e pamundësisë.

Këto ekzekutime publike, pavarësisht mizorisë së tyre, konsiderohen një mënyrë efikase e parandalimit të krimit në Arabinë Saudite. Në bazë të ligjit islamik, të dënueshme me vdekje janë veprat penale si vrasja, përdhunimi, blasfemia, grabitja e armatosur, tradhtia bashkëshortore, tradhtia ndaj mbretit dhe trafiku i drogës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:05 / 19.05.2013
Rita Ora

Rita, shumë e ‘egër’ në foton e re

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, ka treguar sensin e saj prej një femre ‘egërsirë’ në foton e re që po qarkullon nëpë...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.