Mustafa: Deklarata e 2 Korrikut i hapi rrugën pavarësisë

23:10 / 2.07.2012
Me rastin e 2 Korrikut, Ditës së miratimit të Deklaratës Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një varg aktivitetesh, në të cilat, përveç drejtuesve të lartë të partisë dhe anëtarësisë së gjerë, kanë marrë pjesë edhe deputetët e Kosovës të legjislaturës së viteve ’90, të cilët e miratuan Deklaratën e 2 Korrikut, e cila u hapi udhë veprimeve të mëvonshme institucionale drejt pavarësisë së Kosovës.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në Shtëpinë e Kulturës në Viti, Dega e LDK-së e këtij qyteti organizoi një manifestim solemn, në të cilën ishte i pranishëm edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili, ndër të tjera, pohoi se miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut paraqet një moment të veçantë të historisë më të re të popullit të Kosovës, sepse kjo deklaratë ishte hapi i parë institucional në procesin e gjatë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Deklarata e 2 Korrikut, si dhe aktet që e pasuan atë, Kushtetuta e Kaçanikut dhe Referendumi për pavarësi, u bënë pikënisje e Lëvizjes sonë nacionale për liri, pavarësi dhe demokraci, së cilës i priu Presidenti ynë historik, dr. Ibrahim Rugova”, tha Mustafa.

Më tej, ai veçoi se me idealet e këtyre akteve madhore, shqiptarët e Kosovës nisën rezistencën e armatosur për çlirimin e vendit, e cila u kurorëzua falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s.

“Manifestimin e sotëm në Viti e bëri më të veçantë anëtarësimi i 500 të rinjve të kësaj ane në LDK. Me këtë rast, Mustafa në mënyrë simbolike ua dha librezat e LDK-së të rinjve të porsaanëtarësuar”, thuhet ndër të tjera në një njoftim të LDK-së. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Isa Mustafa
Isa Mustafa
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.