Mustafa: LDK-ja do të qeveris më së miri

17:13 / 3.02.2013

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shënuar 23 vjetorin e themelimit të kësaj partie në Kaçanik. Përfaqësues të LDK-së, para simpatizantëve të shumtë thanë se LDK-ja do ta marrë pushtetin dhe do të qeverisë në dobi të qytetarëve dhe në të mirë të vendit. Po këtë ditë, në këtë parti u anëtarësuan me libreza anëtarësie rreth 400 të rinj kaçanikas.

Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë abuzim të votës si më parë dhe se fitorja do të jetë e LDK-së.

“Fitorja juaj dhe fitorja jonë janë zgjedhjet e drejta, parimore, zgjedhjet në të cilat nuk do të ketë abuzim të votës, zgjedhje në të cilat qytetari do të vendos se kush do ta qeverisë Kaçanikun dhe kush do ta qeverisë Kosovën, dhe unë jam shumë i bindur se nëse arrijmë atë dhe marrim këtë fitore, atëherë LDK-ja do të jetë ajo që do të fitojë, sepse LDK-ja ka votën e qytetarit, sepse LDK-ja ka qeverisur më së miri dhe do të qeverisë më së miri dhe se LDK-ja do ta merr përgjegjësinë para qytetarëve që të qeverisë ashtu siç kërkojnë qytetarët, të qeverisë në të mirë të tyre, në dobi të tyre, në dobi të Kosovës dhe integrimeve të Kosovës në Bashkimin Evropian”, theksoi Mustafa, transmeton KP.

Ai shtoi se LDK-ja po reformohet në një parti të profilizuar me program të qartë politik të qendrës së djathtë, e cila është pranuar edhe në familjen popullore evropiane duke marrë përkrahjen e tyre. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.