Mustafa: LDK-ja e fiton Prishtinën me duar në xhepa

16:57 / 8.08.2012
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, isa Mustafa, nuk i frikësohet Blerand Stavilecit dhe asnjë kandidati tjetër të PDK-së, për kryetar të Prishtinës. Ai thotë se LDK-ja fort e ka fituar Prishtinën.

“Jam shumë i sigurt që edhe nëse i shtim duart në xhepa deri në fund të vitit të ardhshëm dhe nuk punojmë asgjë, prapë do ta fitonim Prishtinën, sepse çdo gjë që e kemi punuar deri më tash e kemi bërë për interesin e qytetarëve”, kështu ka thënë kryetari i LDK-së dhe i Prishtinës, Isa Mustafa në një intervistë për Radio Dukagjinin.

I pyetur se kush do të jetë kandidati i LDK-së për Prishtinën, Mustafa ka thënë se do të zhvillojnë një sondazh në opinion “për ta parë se kush janë ata që opinioni i përkrah e jo ata që ia rrahin gjoksin vetes dhe mendojnë se vetëm ata janë dhe s’ka askush tjetër.

“Prishtinës dhe komunave të tjera do t’u ofrojmë njerëz që kanë vizion, që kanë dije dhe që mund të krijojnë perspektivë të zhvillimit”, është shprehur Mustafa

Ndërsa, lidhur me atë se çfarë do të bëjë nëse në këtë sondazh del se populli e do atë për kandidat të Prishtinës, Mustafa ka theksuar se e gjitha varet edhe nga fati që do ta ketë marrëveshja Thaçi, Mustafa dhe Pacolli.

“Unë shpresoj që do të futemi në të njëjtën kohë në katër palë zgjedhje. E drejta ligjore në Kosovë ekziston për më shumë mandate, nuk është i kufizuar mandati i kryetarit të Komunës. Në vendet e tjera ka kryetar që kanë bërë 12 – 16 vjet që nganjëherë tregohet si praktik shumë e mirë”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:53 / 21.05.2013
Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Më në fund, lideri global i telefonave mobil, Samsung ka dhënë detaje për modelin e saj të ri të telefonit, Mega 6.3, tÃ...
Ekonomi
15:41 / 21.05.2013

Bosnja e rrit interesimin për bashkëpunim me Kosovën

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka marr pjesë në takimin rajonal të bizneseve në Tiranë, ku dhe ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.