Mustafa: Të rritet presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë

17:36 / 1.11.2012
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në takim me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë,Songul Ozan, ka deklaruar të komuniteti ndërkombëtar duhet edhe me tej të rris presionin ndaj Serbisë, në mënyrë që kjo e fundit ti heq nga Kosova strukturat e saja ilegale.

Kryetari Mustafa dhe ambasadorja Ozan diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për reformën zgjedhore dhe bisedimet me Serbinë.

Kreu i LDK-së insiston dhe qëndron mbrapa qëndrimit që marrëveshja e nënshkruar në mes të liderëve të LDK-së, PDK-së dhe AKR-së dhe e garantuar nga Ambasada Amerikane duhet të zbatohet në përpikëri, sepse përndryshe besimi politik në mes të partive në vend do të humbte dhe një gjë e tillë do të rrezikonte zhvillimin e demokracisë në vend, thuhet në kumtesën e lëshuar nga zyra për informim e LDK-së.

Mustafa tha se partia që udhëheq ai, LDK, është që rregullimi i raporteve fqinjësore me të gjitha shtetet fqinjë të bëhet përmes bisedave, por në asnjë mënyrë nuk është që në këtë biseda të diskutohet për integritetin, sovranitetin dhe rregullimin e brendshëm të vendit.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë, Songul Ozan theksoj se në Ballkan më nuk do të këtë asnjë ndryshim kufijsh, e në këtë kornizë pjesa veriore e Kosovës është pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës dhe duhet të trajtohet brenda kornizave të pakos presidentit Ahtisaari. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.