Myftiu Tërnava uron Ipeshkvin Dodë Gjergji

14:30 / 23.12.2012
Me rastin e festës së Kërshëndellave myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i ka dërguar një telegram urimi ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji, të cilit i ka uruar festën duke thënë se festat fetare tek populli ynë gjithherë kanë qenë ngjarje që kanë bashkuar duke reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin dhe tolerancën.

“Kërshëndellat në vete simbolizojnë lindjen, jetën, mbarësinë dhe mesazhin për një shoqëri të ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë”, thuhet në urimin e myftiut Tërnava në të cilin shtohet se këtë vit festat marrin kuptim dhe vlerë edhe më të madhe, për faktin se gjendemi në vitin jubilar të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë e mëvetësisë së shqiptarëve.

“I nderuar Ipeshkv, për pavarësinë e mëvetësinë e shqiptarëve s\'ka dyshim se një kontribut të determinues dhe shumë të çmuar kanë dhënë edhe prijësit fetar të popullit tonë, e të cilët në këtë përvjetor e në festat tona i kujtojmë me respekt e pietet.
Duke ju përshëndetur dhe duke ju uruar edhe një herë për këtë festë, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi, ju dhe gjithë besimtarëve të krishterë”, përfundon telegrami i myftiut të Kosovës, Naim Tërnava. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.